Viktima nga treni është nga ky fshat i Klinës

IndeksOnline para pak çastesh raportoi për vdekjen e një personi, si pasojë e goditjes nga treni në Klinë.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se viktima është N.Palushaj nga fshati Krysheve e Klinës, i moshës 68 vjeçare.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se tre persona janë lënduar, dhe janë në gjendje të rëndë.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë laura (rampa) jofunksionale.