09:53 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Viktima që vdiq në aksident nuk ishte nga Maqedonia, por shtetas gjerman

Një vet-aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Ndonëse u raportua se bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë së Veriut, 34 vjeçar me inicialet A.J, ndryshe po del të jetë e vërteta.

Indeksonline mëson se viktima është një turk, shtetas i Gjermanisë.

Policia ka konfirmuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion derisa me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut. /Indeksonline/