75 Mall Live Search
08:36 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / A

Viktima vdiq në vend të ngjarjes, detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic

Një i moshuar dje humbi jetën pasi u godit me një veturë në Prizren, shoferi i së cilës ishte një polic.

Në momentin e goditjes ai ishte duke e kaluar rrugën, tha policia.

“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 07.11.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u trajtuar nga IPK”.

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka njoftuar se polici i cili është i dyshuar për këtë aksident me fatalitet në Prizren është arrestuar.

IPK ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor.