Viktimat e aksidentit në Klinë janë nga Deçani

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orën 05:00 të mëngjesit, ku kanë humbur jetën dy persona.
Viktimat janë nga Komuna e Deçanit.
Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 05:00 të mëngjesit, ku si pasojë mbetën dy persona të vdekur. Viktimat janë nga Deçani”, tha ai./Indeksonline/