22:54 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Viktimat në Ozdrim të Pejës janë nga kjo familje

Një aksident trafiku ka qenë fatal për dy viktima nga Ozdrimi i Pejës.

Indeksonline raporton se dy persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes së madhe që morën nga një veturë.

Burime të Indeksonline pohojnë se viktimat e këtij aksidenti janë nga familja Shala.

Në anën tjetër, drejtuesi i automjetit nga i cili janë aksidentuar viktimat është vetëdorëzuar në polici.

Indeksonline ju sjell pamje nga momenti kur viktima që pësoi lëndime trupore arrin në Spitalin Rajonal të Pejës.