75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / G T

Viktimat në Valencia, klubi nga La Liga kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Granadas

Skuadra e Valenicas ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes në La Liga ndaj Granadas që në orar është të zhvillohet gjatë ditës së shtunë.

Klubi spanjoll është i tronditur me ngjarjet e fundit që ndodhën në qytetin e Valencias, ku dy ndërtesa u përfshinë nga zjarri dhe shkaktoi katër viktima dhe 20 persona të zhdukur, shkruan Indeksonline

“Këtë të premte, skuadrat tona mbajtën një minut heshtje. Gjithashtu jemi duke përpunuar kërkesën për të shtyrë ndeshjen e shtunë kundër Granadas”, shkruhet në njoftimin e klubit

Skuadra e Valencias gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 36 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të./Indeksonline/