15:06 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / AR

Viktimat nga Covid-19, më i riu 30 vjeç

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar bilancin e fundit të Covidit-19, shkruan Indeksonline.

Gjatë 24-orëve të fundit u raportuan edhe 437 raste të reja dhe 5 viktima.

“Brenda 24-orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç)”.

Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145.