75 Mall Live Search
10:44 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / A. M.

Viktor Buzhala: Shteti ndryshe nuk ndërtohet, Kuçi: 51 policë e arrestuan Molliqajn!

Zyrtarja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi i ka reaguar zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili duartrokiti arrestimin e djeshëm të Dardan Molliqajt.

May be an image of 2 people

“Zedhenesi i KEDS i egzaltuar qe kryetari i PSD u arrestua me 51 police, ne terrin e nates. Normalisht qe politikat e Kurtit jane ne harmoni me interesat e kompanise private turke.  Por ne nuk ndalim, protesta, tubime, aksione. Rryma nuk ka me u shtrejtu”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më poshtë, postimi i Viktor Buzhalës:

“Policia e paraqet shtetin. Me ia fute shpulle policit, ia ke fute shpulle shtetit te Kosovës. Ne Gjermani te kalbin ne burg për këtë veprim e ne Amerike me qellu polici i nervoz ta ben edhe ma zi. Shteti ndryshe nuk ndërtohet”