75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vilat më luksoze, në Adriatik, çmimet për një natë janë marramendëse

Vilat më luksoze në Adriatik, çmimet për një natë janë marramendëse
Dubrovniku ose Spliti janë vendet më të kërkuara në Evropë kur bëhet fjalë për Adriatikun.

Por, luksi këtu paguhet goxha shtrenjtë, shkruan Indeksonline.

Villa Grandiosa, Hvar, kushton 2.500 euro për ta shfrytëzuar në një ditë të vetme. Vila ndodhet 100 metra larg plazhit me një pamje spektakolare në të cilën çmim futet edhe shfrytëzimi i varkave në bregdet.

Villa Dominela, Chiovo, ka çmim shfrytëzimi ditor 850 euro në ditë. Kjo është një vilë moderne që mund të strehojë 12 persona që do të shijojnë një pamje të bukur të Splitit.

Villa Martini Marci, kushton hiç më pak së 3290 euro në ditë. Vila që dikur ishte kështjellë dhe daton në 1706 është vërtetë mahnitëse.

Villa Sheherezada, Dubrovnik, 7000 euro në ditë. Një nga vilat më të shtrenjta në Adriatik është vërtetë një perlë mahnitëse, përrallore./Indeksonline/