Vildane Zeneli “trazon” rrjetin me look-un e ri
Modelja shqiptare Vildane Zeneli ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit.
Ylli i showbiz-it ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram, ku shfaqet me një ndryshim të theksuar në look flokët e saj tashmë janë ngjyrosur rozë (pink), duke i dhënë një pamje edhe më provokuese dhe moderne.
E veshur me një korset blu që thekson linjat trupore dhe e kombinuar me xhinse të ulëta, Vildanja ka pozuar me vetëbesim, ndërsa stili i ri i flokëve ka marrë vëmendje.

Ndryshimet në pamje nuk janë të reja për modelen, e cila shpesh eksperimenton me stilin dhe paraqitjen e saj.
Mesa duket, Vildane Zeneli di gjithmonë si të qëndrojë në qendër të vëmendjes së showbiz-it shqiptar./IndeksOnline/

