23:47 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Villarreal dhe Granada japin spektakël në xhiron e parë të La Ligës

Villarreal dhe Granada barazuan 4:4 në një ndeshje të bukur në javën e parë të sezonit të ri në La Liga/

Santi Cazorla hapi serinë e golave nga pika e bardhë në minutën e 35-të, ndërsa në të njëjtën mënyrë barazuan Granada përmes Vico në minutën 45+6, shkruan Indeksonline.

Villarreal kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë me anë të Gomez në minutën e 53-të.

Granada pati fuqinë ta barazojë edhe një herë nëpërmjet Machis në të 62-tën.

Vendasit kaluan përsëri në epërsi për herë të tretë duke shënuar fillimisht Moreno në minutën e 65-të dhe më pas Chukwueze në të 73-tën.

Dhe, kur u mendua se Villarreal do ta niste me fitore kampanjën në La Liga, Granada arritën ta shkrinin për herë të tretë epërsinë e vendasve përmes Soldados në minutën e 75-të dhe Puertas në të 81-tën./Indeksonline/