75 Mall Live Search
21:07 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Villarreali fiton ”dramën” ndaj Rennes, kualifikohet si lidere e grupit

Villarreal e ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve në Europa Leageu, dhe është kualifikikuar tutje si lidere e Grupit F.

Skuadra spanjolli e mposhti në udhëim skuadren franceze, Rennes, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Gerard Moreno i dha epërsinë Villarealit, duke shënuar nga penalltia në minutën e 36-të.

Vetëm një minutë zgjati gëzimi i mysafireve, pasi Rennes barazoi me Lorenz Assignon.

Ilias Akhomach riktheu epërsinë për ”Nëndetësen e verdhë”, në minutën e 62-të.

Rennes barazoi rezltatin në minutën e 79-të, me golin e Ludovic Blas, por vetëm pas njq minute, skuadra spanjolle shënoi edhe njëherë me Dani Parejo, duke i quar shifrat në 2-3.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Rennes barzoi edhe njëherë rezultatin, por goli i Assignon u anulua pas rishikimit nga VAR.

Kështu që të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin tutje në Europa League. me Villarealin si lidere e grupi shkon direkt në 1/8 e finales kurse Rennes në 1/16 e finales./IndeksOnline/