Villarreali lëshon dy pikë, nuk mbajti epërsinë e dy golave kundër Espnanyolit
Villarreali ka barazuar 2-2 kundër Espanyolit në ndeshjen e javës së 22-të në La Liga. Vicente Iborra kaloi në epërsi “nëndetësen e verdhë” në minutën e 37-të.
Santi Cazorla nga penalltia shtoi epërsinë në 2-0 në minutën e 65-të. Por Espanyoli me dy gola brenda 6 minutash barazoi rezultatin në 2-2, fillimisht Daniele Bonera në minutën e 75-të shënoi autogol ndërsa Roberto Rosales realizoi golin e dytë për Espanyolin.
Villarreal është në vendin e 19-të më 19 pikë ndërsa Espanyol në vendin e 14-të me 25 pikë. /Indeksonline/