11:57 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vilson Imeraj, shtetasi i Shqipërisë – i dyshuari për vrasjen, në Gjakovë

Një tragjedi ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se shtetasi i Shqipërisë, Vilson Imeraj, e ka therur me thikë duke i shkaktuar vdekjen burrit të kushërirës së tij.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gruaja dhe djali i viktimës. Pasi ka kryer aktin kriminal, Imeraj ka tentuar arratisjen por që është kapur më pas nga policia.

“Rreth orës 03:00 të 07.07.2020 policia e Gjakovës është informuar për një rast vrasjeje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa dy personave të tjerë u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë për këtë rast./Indeksonline/