Vin Diesel konfirmon përfundimin e ‘Fast & Furious’

Fundi është afër, thotë Vin Diesel . Por ai premton se do të jetë vërtet një finale e madhe.
Ylli dhe producenti i Fast and the Furious postoi në Instagram dhe iu dha shpjegim fansave në këstin e radhës të ekskluzivitetit, i njohur si Fast Xi, transmeton Indeksonline.
Filmi do të shënojë fundin e serisë, të paktën për Diesel.
“Sapo mbaruam takimin tonë të fundit të javës Fast me shkrimtarët dhe të gjithë ekipin…”, shkroi Diesel në Instagram. “Të thuash se emocioni për finalen tonë ishte tepër i fuqishëm është një nënvlerësim. Uau. Kaq emocionuese…
Aktori ka filluar të shfaqet sërish në publik pasi një padi në dhjetor u ngrit kundër tij nga një ish-asistente, duke e akuzuar atë për dhunë seksuale. Ai i ka mohuar akuzat./Indeksonline/