13:40 / E Enjte, 05 Janar 2023 / AR

Vin Diesel zbulon se kur do të lansohet traileri i “Fast X”

Vin Diesel ka zbuluar se traileri i parë për Fast X është afër.

Duke postuar në Instagram sot (5 janar), aktori ndau një imazh të vetes si personazhi i tij i Fast Dom Toretto, së bashku me titullin: “Lansimi i trailerit muajin tjetër…#FastX”.

Fast X del në kinema më 19 maj 2023./Indeksonline/