75 Mall Live Search
18:23 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Vin Veli sërish baba, zbulohet partnerja

DJ i njohur Vin Veli është duke pritur fëmijën e tij të dytë. Lajmi vjen pas disa muajsh spekulimesh lidhur me jetën e tij private.

Një nga postimet e tij në rrjetet sociale, ku shfaqte një foto me një vajzë të panjohur, ngjalli dyshime për një lidhje të re dashurie.

Vajza që kishte tërhequr vëmendjen ishte Karolina Gasiunaite, e cila në një postim të saj në Milano e kishte etiketuar Vin Velin. Duke hedhur dritë mbi marrëdhënien e tyre, DJ Vin Veli ka shpërndarë kohët e fundit një foto ku ai dhe Karolina shihen së bashku, duke festuar ditëlindjen e saj, ndërkohë që ajo shihet me barkun e rrumbullakosur.

Kjo ka bërë të mundur konfirmimin e lajmit, pasi Karolina ka shpërndarë po ashtu disa imazhe në profilin e saj, duke i treguar fansave barkun e saj të rrumbullakosur.

8495163E 516E 49DA 981F E714395838C2