Vincent Company në bisedime për tu bërë trajner i skuadrës së Premierligës

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany është kandidat për tu bërë trajner i ri i Burnleyt.
Skuadra e Premierligës pritet të nis bisedimet me Kompany, që aktualisht është trajner i Anderlechtit në Belgjikë.

Anderlecht përfundoi i treti në sezonin e rregullt këtë sezon, ndërsa pësoi humbje në finalen e kupës ndaj Gentit në penallti.
Burnley përveç Kompanys ka në listë edhe tre emra të tjera.
Trajneri i Bodo Glimt, Knutsen, Wayne Rooney dhe Chris Wilder janë tre emrat e tjerë që mund të zëvëndësojnë Sean Dyche./Indeksonline/