Vincenzo Italiano do të largohet nga Fiorentina në fund të sezonit

Vincenzo Italiano do të largohet nga skuadra e Fiorentinës në fund të sezonit.
Të dyja palët tashmë janë pajtuar me këtë vendim dhe nuk do të ndryshojë.
Italiano është i fokusuar në ndeshjet e ardhshme dhe ovjektivat e sezonit, pastaj do të largohet në muajin qershor.
Fiorentina ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, derisa e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Atalantas me rezultat 1-0./IndeksOnline/