08:12 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vini re, ndoshta ai po bie në dashuri me ju

Djemtë nuk janë gjithmonë të mirë për të shprehur emocionet e tyre. Ndoshta edhe e kuptojmë, por rrallëherë e dëgjojmë. Ti kurrë nuk do ta kuptosh tamam çfarë ndjen apo mendon ai, prandaj bën mirë të vësh re disa nga sjelljet më poshtë:

Ai ju dërgon mesazhe idiote

Sa më banale të jenë mesazhet, aq më shumë i dehur nga dashuria është ai. Nëse ju shkruan ndërkohë që po pi diçka, ose nëse ka parë një mace si e juaja, ai është goditur nga shigjeta e Kupidit.

Ju telefonon gjithmonë

Ka tre arsye pse meshkujt e marrin telefonin: (a) për punë, (b) për emergjenca, ose (c) për të dëgjuar zërin e dikujt. Nëse ju nuk jeni ndonjë kolege ose një operatore e 127, është zëri juaj ai për të cilin është i interesuar.

Nuk dëshiron më të shkruajë me të tjera

Janë vajzat ato që u shkruajnë djemve zakonisht kështu që nëse ato nuk i shkruajnë më, as ata nuk do ta bëjnë. Mirëpo nëse atij i shkruan një vajzë tjetër dhe ndërkohë ai tashmë është i interesuar për dikë tjetër, ai i thotë se nuk është i interesuar.  

Ai kërkon këshilla nga ju

“Çfarë duhet të shkruaj në kartolinën për ditëlindjen e vëllait tim?” ose “A duken mirë këto këpucët me këto pantallonat?” janë disa nga pyetjet që tregojnë se ai është plot me hormone.

Dëgjoni shokët e tij

Asnjë nuk e njeh atë djalë më mirë se miqtë e tij. Dëgjojini ata nëse ju flasin për ndryshime që kanë vënë re tek shoku i tyre.