Vinicius: Argjentina luajti një lojë të shkëlqyer para tifozëve të saj

Në mesnatë u zhvillua derbi i Amerikës Jugore midis Argjentinës dhe Brazilit.
Dhe kampionët e botës nuk dëshpruan para tifozëve të tyre vendas, duke poshtëruar Brazilin me rezultat 4-1.
Reagime të mëdha shkaktuan yjet e Real Madridit, Vinicius dhe Rodrygo, të cilët u përleshën me yjet argjentinas.
Por Vini kishte për të thënë këtë rreth ndeshjes:
“Ne luajtëm shumë keq dhe Argjentina luajti një lojë të shkëlqyer para tifozëve të saj”. “Duhet të rimendojmë gjithçka që bëmë… kjo nuk mund të ndodhë. Duhet të përmirësohemi dhe të mos dorëzohemi, ka mbetur vetëm 1 vit deri në Kupën e Botës”, u shpreh Vinicius.
Argjentina, tashmë ka siguruar matematikisht vendin në Botëror duke u bërë kështu kombëtarja e gjashtë që siguroi pjesëmarrjen./IndeksOnline/