Vinicius e Benzema nuk janë as gjysma e Ronaldos, ja çfarë kanë humbur
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes së kthimit të gjymsëfinaleve të Kupës së Mbretit që po luhet në “Bernabeu” mes Real Madrid dhe Barcelona.
Madrilenët kanë krijuar rastet më të rrezikshme, por i kanë shpërdoruar ato pas gabimeve të bëra nga Benzema dhe Vinicius.
Vendasit kanë protestuar edhe për një penallti në minutën e 15-të pas një ndërhyrje të parregullt ndaj sulmuesit brazilian, por arbitri nuk ka qenë dakord.