75 Mall Live Search
18:12 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Vinicius fiton një tjetër çmim të rëndësishëm në vitin 2024

Viti 2024 padyshim që ishte viti i Vinicius Jr.

Futbollisti brazilian arriti të fitoj Ligën e Kampionëve, kampionatin e Spanjës, Superkupën e Evropës e Kupën Ndërkontinetale me Real Madridin, shkruan IndeksOnline.

Ai sot ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit në “Globe Soccer Awards.

Ky është një tjetër çmim i rëndësishëm individual, pas atij si futbollisti më i mirë i FIFA-s./IndeksOnline/