75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / L A

Vinicius i zhgënjyer nga Mourinho pas incidentit në Lisbonë

Incidenti i fundit në stadiumin e Benficas ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare, pas akuzave për ofendime raciste ndaj Viniciusit Junior gjatë ndeshjes me Real Madridin.

Sipas raportimeve, braziliani është ndjerë i lënduar nga mënyra se si trajneri i Benficas, Jose Mourinho, e menaxhoi situatën.

Tekniku portugez nuk pranoi publikisht fajin e lojtarit të tij, Gianluca Prestianni dhe madje kritikoi festimin e Viniciusit pas golit.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i zemëruar me Mourinhon, duke e konsideruar qëndrimin e tij si të papërshtatshëm përballë një çështjeje kaq serioze.