75 Mall Live Search
15:39 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / L A

Vinicius Jr blen klubin e ligës së dytë portugeze

Vinicius Jr padyshim është një ndër lojtarët më të mirë në botë.

Mirëpo tashmë mund ta shohim edhe në një funksion tjetër, përveç atij të futbollistit.

Braziliani, ka arritur të blejë skuadrën e Alvecras, skuadër kjo që bën garat në ligën e dytë të Portugalisë.

Sipas gazetarit portugez Bruno Andrade, anësori Brazilian do të ketë në pronësi 80% të aksioneve të klubit,

Vini, po ndjek edhe hapat e bashkëlojtarit të tij, Kylian Mbappe i cili po ashtu ka në pronësi një skuadër, atë të Caenit në Francë./IndeksOnline/