75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 07 Korrik 2023 / B O

Vinicius Jr e tradhtojnë fotot në një hotel, i zbulohet e dashura

Vinicius Junior dyshohet se është në një lidhje me një yll të OnlyFans. Futbollisti i Real Madrid po kalon ditët e fundit të pushimeve para se të mbërrijë në kampin stërvitor në Valdebebas për të nisur stërvitjen.

Disa foto në një hotel luksoz në Sao Paulo kanë gjetur një rastësi kurioze me ato të publikuara nga një modele e OnlyFans.

Duket se ata qëndruan në të njëjtën dhomë. Bëhet fjalë për Key Alves, një ish-volejbolliste 23-vjeçare, e cila u tërhoq nga sporti disa muaj më parë për t’u fokusuar ekskluzivisht tek OnlyFans, një rrjet social ku u bë shumë shpejt yll.