75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / L A

Vinicius Jr me një reagim pas konfirmimit të lëndimit të tij

Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Liverpoolit.

Braziliani, i cili ka pësuar një lëndim muskuj pritet të mungojë rreth 3 javë jashtë fushave të blerta.

Vinicius, në “X” bëri një postim duke kritikuar po ashtu kalendarin e ndeshjeve.

“Kalendari i çmendur, koha për t’u rikuperuar”, u shpreh Vinicius në “X”.

Kujtojmë se Reali, do të ballafaqohet ndaj Liverpoolit në “Anfield”, me ndeshjen që zhvillohet të mërkurën në orën 21:00./IndeksOnline/