Vinicius Junior frikësohet pak: Ne po vuajmë shumë – shkaku i ndërhyrjeve

Ylli i Brazilit, Vinicius Junior frikësohet se do ta humbet Botërorin me një lëndim për shkak se kundërshtarët po bëjnë ndërhyrje të ashpra në ta në ndeshjet para turneut
Sulmuesi i Real Madridit është njëri prej lojtarëve më të fauluar në La Liga këtë sezon por ai beson se ndërhyrjet janë bërë më të ashpra në përpjekje për ta lënduar atë dhe shokun e tij ë skuadrës Rodrygo dhe t’ia zvogëlojnë mundësitë Brazilit që ta fitojë Botërorin në Katar këtë vit.
“Çfarë ndodh në fushë qëndron në fushë, por kjo ka shkuar shumë larg”, tha Vinicius për Reuters. “Ti bëhesh i fortë por ata janë duke u bërë gjithnjë e më të ashpër në ndërhyrjet e tyre. Rodrygo dhe unë po vuajmë shumë në ndeshjet e fundit dhe i frikësohemi më të keqes, që do të lëndohemi dhe ta humbasim Botërorin. Kur ju filloni që të bëheni një lojtar i rëndësishëm, rivalët ju godasin më fuqishëm. Ju duhet të mësoni që të përballeni më këtë”.
“Jam mësuar shumë nga Neymar kur ai luante për Barcelonën, ai po ashtu ka vuajtur shumë. Cristiano Ronaldo, kur ai luante për Realin ka vuajtur shumë gjithashtu. Por ishte Karim Benzema i cili me tha mua që të jemë i qetë dhe të gjëjë paqe në mendje për shkak se nëse rivalët po ju ndjekin juve është për shkak se ju jeni i fortë, për shkak se ata ju frikësohen. Kështu, kur e merr topin shko përpara dhe hakmerru për këtë. Po, unë mund të lëndohem. Por jam i përgatitur edhe për ndërhyrjet”, ka thënë ai.
Vinicius pritet të luajë një rol kyç për Selecao këtë vit në Botëror pasi që ai ka qenë i ftuar rregullisht në Kombëtare që nga viti i kaluar. Plus, ai është në formë të mirë në Real Madrid, ku ka shënuar 10 gola në të gjitha garat këtë sezon.
Vinicius me Kombëtaren e tij do ta nisë aventurën në Katar kundër Serbisë më 24 nëntor.