Vinicius kërkon falje pas eliminimit të Brazilit: Të vesh fanellën e Kombëtares është krenaria më e madhe
Vinícius Junior ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës, duke ndarë një mesazh emocional me tifozët.
Sulmuesi brazilian kërkoi falje për dështimin e kombëtares, pranoi zhgënjimin e madh pas eliminimit në fazën e 1/8-ës së finales dhe premtoi se do të vazhdojë të luftojë për ta rikthyer Brazilin në majën e futbollit botëror, shkruan IndeksOnline.
Ai theksoi se kishte nevojë për disa ditë reflektim përpara se të fliste publikisht, duke e cilësuar veshjen e fanellës së Kombëtares si krenarinë më të madhe të jetës së tij.
”Gati katër vjet më vonë, sërish po mendoj me kujdes për atë që dua të shkruaj pas një zhgënjimi në Kupën e Botës.
Kam parë kaq shumë njerëz, të të gjitha moshave, që na kanë mbështetur dhe kanë përqafuar ëndrrën tonë, sa do të ishte e padrejtë të qëndroja në heshtje. Megjithatë, më duheshin disa ditë për të reflektuar.
Të vesh fanellën e Kombëtares është krenaria më e madhe e jetës sime, dhe të eliminohesh nga Kupa e Botës që në fazën e 1/8-ës është një ndjenjë e vështirë për t’u përshkruar.
E di sa shumë jam përgatitur, sa i përqendruar kam qenë dhe sa shumë e kam dëshiruar këtë sukses për ju dhe për familjen time.
Ndjenja e zhgënjimit është e jashtëzakonshme. Kishim një ekip mjaftueshëm të fortë për të arritur më shumë, por nuk ia dolëm.
Ju kërkoj falje dhe do të vazhdoj të luftoj për ëndrrën tonë që ta rikthejmë vendin tonë në majën e futbollit botëror.”, ka shkruar Vinicius.
Kujtojmë që Brazili u eliminua në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi u mposht 2-1 nga Norvegjia./IndeksOnline/

