75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 22 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Vinicius nervozohet me pyetjet, pyet gazetarin se ‘A je budalla?’

Vinicius Junior u përfshi në një konfrontim me një gazetar pasi dyshohet se u nënshtrua abuzimeve racore gjatë përplasjes së Real Madridit me Valencia.

Braziliani u përjashtua me karton të kuq gjatë lojës ku Madridi po humbiste. Ai goditi Hugo Duro pasi pretendoi se ishte abuzuar në mënyrë racore.

Vinicius pohoi në mediat sociale se La Liga ‘i përkiste racistëve’, me incidentin që nuk është hera e parë që braziliani i është nënshtruar abuzimit këtë sezon.

Pas ndeshjes, braziliani u pyet nëse do të kërkonte falje për një gjest në të cilin u shfaq duke u thënë tifozëve të Valencias se klubi i tyre do të binte nga kategoria.

Braziliani nuk ishte i kënaqur me pyetjen, kështu i’u drejtua po me pyetje gazetarit duke i thënë vazhdimisht se ‘a je budalla?’ /IndeksOnline/