75 Mall Live Search
22:21 / E Premte, 25 Tetor 2024 / Gj. Sh

Vinicius nuk e ka mendjen te ”El Clasico”, shijon pushimin me …!(FOTO)

Të shtunën në mbremje zhvillohet derbi më i madh në botë, i njohur si ”El Clasico”.

Real Madrid do të jetë nikoqire e Barcelonës, ndeshje kjo e cila nis nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Por kur të gjithë e kanë vëmendjen te kjo superndeshje, ylli i Real Madridit, Vinicius Junior duket se nuk e ka mendjen aty.

Futbollisti brazilian pak orë para ”El Clasicos”, ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me të nënën e tij duke shijuar pushimet.

Vinicius ditë më parë shënoi hat-trick në fitoren 5-2 ndaj Borusia Dortmundit në Champions League, ndërsa të henën pritet të merr Topin e Artë, pasi shihet si favorit./IndeksOnline/