75 Mall Live Search
22:25 / E Martë, 22 Tetor 2024 / MSH

Vinicius vërteton meritën e Topit të Artë, shënon ndaj Dortmundit

Vinicius Junior ka shënuar golin e dytë të Real Madridit, në ndeshjen e sontme ndaj Borussia Dortmundit.

Madrilenët ishin në disfatë prej dy golash në pushim të pjesës së parë, për t’u rikthyer fuqishëm në pjesën e dytë.

Brenda 3 minutash, Madrilenët shënuan dy gola të shpejtë, duke barazuar rezultatin në 2:2, shkruan IndeksOnline.

Vini Jr. shënoi në minutën e 63-të, 3 minuta pas Rudigerit.

Rezultati aktual: Real Madrid 2 : 2 Borussia Dortmund./IndeksOnline/