75 Mall Live Search
11:41 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Gj. Sh

Vinicius zbulon përshtypjet e para për Xabi Alonson

Real Madridi ka nisur një cikël të ri, ku Carlo Ancelotti u largua dhe në vend të tij u emërua Xabi Alonso.

Një prej futbollistëve që kishte një sezon jo të mirë, Vinicius Jr, po kërkon të rikthehet në formë dhe të bëhet përsëri pretendenti për Topin e Artë, shkruan IndeksOnline.

AI ka zbuluar përshtypjet e para me Xabi Alonson si trajner.

“Kam pasur mundësi të flas me të edhe më parë, jam shumë i lumtur që më në fund mund të bashkëpunoj me të. Tani duhet të punojmë shumë për të nxjerrë maksimumin nga ky bashkëpunim “, tha sulmuesi brazilian./IndeksOnline/