17:03 / E Diele, 28 Maj 2023 / AR

Viola von Cramon shkon në Veri pas tensioneve të fundit

Sot ka qëndruar për vizitë në Kosovë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ajo ka shkuar për vizitë në veri, saktësisht në Leposaviq, ku ka biseduar me zyrtarët policorë dhe banorët, raporton Indeksonline.

Kujtojmë që ajo sot është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ata biseduan për zhvillimet në vend, me theks procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit./Indeksonline/