75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 28 Prill 2025 / AR

Violina e “Titanikut” u shit në ankand për mbi 63,000 euro

Një violinë nga filmi “Titaniku” i vitit 1997 është shitur në një ankand për 54,000 £, me më shumë se 63,000 €. 

Bëhet fjalë për violinën që u fundos në anijen e famshme, raporton BBC-si, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu në ankand u shit një letër nga një prej të mbijetuarve, koloneli Archibald Gracie, për 300,000 £ (mbi 350,000 €).

Filmi, me Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio-n, me regji të James Cameronit, pati një sukses të madh. Në total, filmi fitoi mbi 2 miliardë dollarë në mbarë botën./Indeksonline/