75 Mall Live Search
17:07 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / MSH

VIP-at e estradës e mbështesin Albin Kurtin

Mbrëmë në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në ndejë me artistë. Kryeministri Kurti u shprehu mbështetjen e vazhdueshme që do ta kenë edhe në mandatin e ri. Ai po ashtu e vlerësoi lart punën dhe angazhimin e tyre ndërvite për kulturën dhe artin në vend.

Ne këtë ndejë morën pjesë figura të mirënjohura të estradës tonë të cilët i dolën në mbështetje Kryeministrit Albin Kurti, si: Adelina Ismajli, Avni Qahili, ⁠Enis Bytyqi, Nita Latifi, Alma Bektashi, Mentor Haziri, Nikollë Nikprelaj, Miranda Hashani dhe shumë artistë të tjerë, këngëtarë e aktorë të Teatrit.

Ky takim me artistë vije si dëshmi e punës së madhe që është bërë gjatë mandatit të Kurtit, për zhvillim e promovim të mëtejmë të artit e kulturës në shoqërinë tonë.