VIP-at reagojnë pas sulmit në Stamboll

Pasditen e sotme ka ndodhur një shpërthim në Stamboll ku humbën jetën 6 persona dhe 5 të tjerë u lënduan. Shpërthimi ndodhi në rrugën më të frekuentuar të këmbësorëve në qendër të Stambollit, në Taksim.
Lidhur me këtë rast, kanë reaguar edhe fytyrat më të njohura, shkruan Indeksonline.
Aktori i njohur turk, Kerem Bürsin, në llogarinë e tij në “Instastory” ka publikuar një fotografi me ngjyrë të zezë, e cila simbolizon zinë pas rastit tragjik.

Edhe aktori Erkan Petekkaya, ka shprehur dhimbjen pas këtij rasti.
“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë të ndjerë, u uroj shërim të shpejtë qytetarëve tanë të lënduar”, ka shkruar në “Instastory”.

Modelja shqiptare Oriola Marashi është lutur për Turqinë pas shpërthimit.

Edhe këngëtari Ardian Bujupi ka shkruar që lutjet e tij janë me Stambollin./Indeksonline/
