75 Mall Live Search
12:52 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Virologju gjerman: Sbën të ketë futboll deri më 2021, as me dyer të mbyllura

Virologu gjerman Jonas Schmidt-Chanasit , nga Instituti Berhard-Nocht në Hamburg, konsideron se pauza në garat e futbollit do të duhet të zgjasë deri në vitin 2021 dhe ai madje hedh poshtë mundësinë e lojës në dyert e mbyllura para kësaj date.

“Unë nuk mendoj se në prill ata mund të flasin për lojëra që luhen përsëri. As pas dyerve të mbyllura sepse ata kanë potencial që njerëzit të mblidhen në shtëpitë e tyre për t’i shikuar” , tha Schmidt-Chanasit në deklaratat për Televizionin Verior të Gjermani (NRD).

Bundesliga e ka pezulluar sezonin deri më 2 prill por kjo datë konsiderohet nga shumë njerëz si disi iluzioniste.

Drejtori menaxhues i Lidhjes Gjermane të Futbollit (DFL), Christian Seifert, ka thënë se ndeshjet me dyer të mbyllura janë shansi i vetëm për të shpëtuar sezonin, e cila gjithashtu do të përfshinte shpëtimin e disa klubeve nga falimentimi.

Schmidt-Chanasit nuk beson se sezoni aktual mund të përmbyllet. “Jam i bindur që do të jetë e mundur të luash përsëri vitin e ardhshëm. Unë nuk mendoj se është realiste të mendosh që kjo sezon mund të përfundojë,” tha ai.