19:38 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Virusi ende në mesin tonë, Dafina Zeqiri iu kërkon të mbani maskën!

Dafina Zeqiri teksa po shijon suksesin e këngës së fundit “Million dollarë”, ajo po vazhdon aktivitet e tjera dhe ajo që është shumë e rëndësishme për të edhe kujdesin për pamjen fizike.

Teksa ka bërë një ndryshim të madh në pamje duke i zgjatur flokët, Dafina asnjëherë nuk e lë anash edhe përmbajtjen e rregullave për të parandaluar virusin Covid-19.

Në një postim që ka bërë në Instastory këngëtarja e njohur shihet me maskë të vendosur në fytyrë, ndërsa ka kërkuar që të gjithë ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Mbani maskën”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, Dafina si duket nuk e ka ndërmend të ndalet, ajo kohëve të fundit tregoi se po regjistron këngë të reja duke postuar nga studio muzikore./Indeksonline/