14:53 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronaviruesi, mbyllen edhe dy klinka, në Shkup

Jo zyrarisht mësohet se Klinikat Interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë në Shkup janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët.

Kanë mbetur vetëm stafi për gjendje emergjente, njoftojnë nga mantelbardhët.

Sipas Tv Alsat-m, këto masa u morën në parandalimin e përhapjes së virusit korona. Kjo është klinika e tretë pas asaj të Dermatologjisë që u mbyll dje.