Virusi po e “shkatërron” Italinë, 631 viktima dhe rreth 33 mijë raste të reja

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 631 persona dhe janë infektuar 32,191 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 46,464 ndërsa numërohen në total 1,238,072 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 457,798 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndëë për jetën është 3,612 pacientë.