Visar Azemi përplaset me Armend Mujën: Boll fole për 2018, tregona pse në vitin 2021 e keni licencu Vuk Hamoviçin?
Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, në debatin zgjedhor në RTK, ka debatuar ashpër me ish-deputetin Armend Muja.
Azemi ka ngritur si çështje se pse Vetëvendosje e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit në vitin 2021 për import të rrymës dhe ka tentuar ta fshehë marrëveshjen?
“Fole boll për 2018, e 2016, po kallxo burrë pse në vitin 2021 e ke licencu për tregti dhe frunizim me energji elektrike EFT-në? Qikio është tema sot e jo çka ka ndodh në 2018. Se ti ke ardh në pushtet tu thanë që kemi me i ndal krejt e keni me i largu krejt. Ndërsa ke ardh më 2021 ke nënshkru kontratë me EFT-në”, ka thënë Azemi.
Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar më 2021 me EFT-në vazhdon të jetë valide.

