Visar Bekaj debuton në Superligën e Turqisë

Visar Bekaj ka debutuar në Superligën e Turqisë.
Portieri kosovar ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës së Hatayspor, shkruan IndeksOnline.
Bekaj pati një paraqitj të mirë edhe pse skuadra e tij u mposht si mysafire e Samsunspor, me rezultatin 2-1.
Gardiani 26-vjeçar u transferua te Hatayspor gjatë afatit kalimtar veror nga skuadra e Tiranës, ku luajti për tri vite./IndeksOnline/