Visar Bekaj flet pasi mori çmimin e portierit më të mirë në Kosovë
Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj për herën e dytë me radhë ka arritur ta fitojë çmimin e portierit më të mirë në Kosovë.
Ai pasi që nuk ishte i pranishëm në këtë organizim e ka bërë një postim në profilin e tij në facebook, duke u shprehur falenderues.
Bekaj e falenderoi klubin e Prishtinës por edhe tifozët ‘Plisat’ për përkrahjen që i kanë dhënë atij, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Për herë të dytë rradhazi m’besohet epiteti i portierit më të mirë n’Kosovë. Moment i veçantë për mua dhe familjen time. Falënderoj Federatën, të gjithë trajnerët, njashtu klubin e Prishtinës dhe bashkëlojtarët për përkrahjen e vazhdueshme. Gjithashtu, Plisat që gjithmonë janë mbështetje për mua dhe klubin. Mbi gjithë, falenderimi i takon Zotit