75 Mall Live Search
15:34 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / G T

Visar Bekaj i pamposhtur, skuadra e tij kualifikohet në rrethin tjetër të Kupës së Turqisë

Skuadra e Hataysporit ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Osmaniyesporit, duke u kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Turqisë.

Në këtë ndeshje për ekipin e Hataysporit në portë ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, shkruan Indeksonline

Bekaj mbajti portën e paprekur në këtë ndeshje dhe u vlerësua lartë paraqitja e tij.

Portieri kosovar s’kishte mbrojtur me fanellën e klubit turk qysh nga muaji maj i sezonit të kaluar, por sot ai e pati mundësinë dhe tregoi kualititetin e tij./Indeksonline/