Visar Bekaj i sjell fatin e madh Tiranës, shorti më i mirë i mundshëm

Ish-portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, i ka sjell Tiranës fatin më të mirë të mundshëm vetëm një ditë pas zyrtarizimit atje.
Klubi i Tiranës, në mënyrë surprizë ka kaluar direkt në turin play-off, të Ligës së Evropës, pra nuk do t’i duhet të luajë ndeshje në turin e tretë.
E gjithë kjo, sepse UEFA-ja ka shtuar një rregull, i cili saktëson se 2 prej 10 ekipeve kampione të eliminuara në turin e dytë midis të cilave ishte dhe Tirana, do të kalonin direkt në “play off” dhe jo në turin e 3-të.
E gjithë kjo pasi të ishte hedhur me short se cila nga këto 10 ekipe do të shkonte direkt në “play off”. Tiranës i ka buzëqeshur fati dhe goglat e kanë përcaktuar direkt në “play off”.
Në rast se bardheblutë triumfojnë në ndeshjen e “play off”-it, atëherë sigurojnë pjesmarrjen në grupet e Europa Leagues.