75 Mall Live Search
10:52 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / Gj Sh

Visar Bekaj për mrekulli e kupton gjuajtjen e kundërshtarit, nuk lejon të mposhtet me ”panenka” (VIDEO)

Visar Bekaj po kalon momente të mira në Turqi, te skuadra e Hatayaspor.

Portieri kosovar është titullar i padiskutueshëm gjatë këtij sezoni, duke pasur edhe paraqitje fantastike, shkruan IndeksOnline.

Bekaj mbrëm ishte vendimtar që Hatayaspor morri një pikë në udhëtim ndaj Sivasporit.

Ai në minutën e 83-të priti penalltin e Daniel Avramovski.

Futbollisti maqedonas tentoi të shënonte në stilin ”panenka”, por gjuajtja e tij u kuptua shumë mirë nga Bekaj, i cili e priti penalltinë./IndeksOnline/