23:01 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Visar Hoti falënderon të gjithë ata që e ndihmuan në fushatë, ka një mesazh për 6 tetorin

Kandidati për deputet me numër 89 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë kohës së fushatës.

Për ta quar këtë rrugëtim të fushatës në vend, Hoti ka ftuar të gjithë që të dielën të votojnë LDK-në dhe atë si deputet, shkruan Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Në përmbyllje të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Me ndjenjën e falenderimit më të sinqertë ju falenderoj të gjithë juve që gjatë gjithë kësaj kohe më ndihmuat drejt një synimi që ka për qëllim të mirën e përbashkët.

Faleminderit familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë anëtarëve, e simpatizantëve të LDK-së që në secilën formë u bëtë pjesë e këtij proces.

Për ta çuar në vend këtë rrugëtim,

Ju ftoj të gjithëve që me 6 tetor ta votoni #LDK134 dhe #VisarHoti89