75 Mall Live Search
18:28 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Visar Hoti iu premton banorëve të lagjes së tij se do t’i bëj krenarë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Visar Hoti, iu ka premtuar banorëve të lagjes së tij se do të vazhdoj t’i bëj krenarë, shkruan IndeksOnline.

Hoti i cili bart numrin 61 në listën e LDK-së, ka marrë mbështetje nga vendi ku është rritur.

Një numër i madh i banorëve janë mbledhur për të mikëpritur Hotin dhe për t’i dhënë përkrahje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Mbështetja fillon nga baza.

Përherë mirnjohës për mbështetjen dhe besimin e dhënë nga njerëzit e mrekullueshëm të lagjës sime. U dhash fjalën se do të vazhdoj ti bëj krenarë.

#LDK132

#VisarHoti61✅”, shkroi ai./IndeksOnline/