11:24 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Visar Hoti: Jam i gatshëm për ta dhënë kontribut në fitoren e madhe të LDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, ka shprehur gatishmërinë e plotë që me gjithë potencialin e tij të angazhohet për të dhënë kontribut në fitoren e madhe të LDK-së.

Sipas tij, besimi i dhënë për të qenë kandidat i LDK-së për deputet është një përgjegjësi e madhe, por bashkë do të dalim të suksesshëm.

………………………….

Të dashur familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë,

Të respektuar qytetarë,

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, më ka propozuar kandidat për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.